Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se planifikoi vrasje

25 qershor 2026 | 16:07

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj.

“Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me ligj”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy tërmete të fuqishme kanë lënë të vdekur të paktën…