Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit

11 nëntor 2025 | 18:41

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, njoftoi të martën se ndaj saj prokuroria ka ngritur aktakuzë për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.

Ajo tha në Facebook se avokati i vet e njoftoi se Prokuroria Speciale e ka dorëzuar aktakuzën ndaj saj në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari në “Facebook”.

Postimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë,

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Bardhyl Mahmuti i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetes së…