Prokuroria Speciale shenjëstron një rast të ri me katër persona

24 mars 2023 | 11:15

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një (1) rast të ri të koduar ‘’Frangu’’ ku janë të përfshirë katër (4) persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare’’.

Ndërkaq, sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogarit bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.

Ne llogarit e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej:

–           2,131,223.31 EUR dhe

–           878,632.47 CHF

Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mihane Ahmeti shpall të pavlefshme diplomën e shkollës të Artit…