
Prokuroria Speciale shenjëstron rastin “Mati 1”
Nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda.
Gjatë këtij takimi është shenjëstruar rasti i koduar “Mati 1”, për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”, dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 euro.
Ndër asetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 parcela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.