Prokuroria Themelore: Agim Ademi ndalohet për 48 orë

22 mars 2023 | 14:32

Agim Ademi do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikatë të lëshuar për media.

Kryetari i FFK-së ishte ftuar sot për t’u intervistuar. Paraprakisht, dje ishte intervistuar drejtori i financave në Federatën e Futbollit të Kosovës, Agim Gashi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale ‘Keqpërdorimi i besimit’, nga neni 330 dhe ‘Shmangie nga tatimi’, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare vazhdon të stërvitet për ndeshjen e parë kualifikuese…