Prokuroria thotë se dosjen paraprake e dorëzon në shtator, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së e cilëson të vonuar

24 mars 2021 | 13:34

Gjykatësi i procedurës paraprake në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka kërkuar shtyrjen e afatit deri më 25 qershor për vendosjen në dispozicion të njoftimit të hollësishëm lidhur me këtë proces gjyqësor.

Ndërsa prokurorja e Gjykatës Speciale ka thënë se ZPS-ja duhet të jetë një fazë për të përparuar në nxjerrjen e materialeve.

Ajo ka thënë se nuk do të ishte efikase që të bëhen kërkesa nga mbrojtja e që prokuroria t’iu japë përgjigje për dorëzimin e materialeve.

Më tutje, gjykatësi ka kërkuar një datë nga prokuroria për përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes paraprake.

Në anën tjetër, prokurorja ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mbahet një lidhje midis afateve të përcaktuara për secilin fazë.

Ajo ka theksuar se materialet do t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për rikategorizimin e provave.

Ndaj këtyre afateve ka reaguar avokati i Hashim Thaçit, David Hooper. Ai ka thënë se çfarë nevojë ka për të bërë hetime në këtë fazë.

Hooperi ka theksuar se këtë e bëjnë për të përforcuar një dosje që nuk është aq e fortë.

Ndërsa avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se në parashtrimet e tij me gojë ka kërkuar që të bëjë shkëputjen e lidhjes që ka prokuroria për dosjen paraprake dhe fillimit të gjyqit.

Sipas tij, ata nuk e kanë kuptuar mesazhin, sepse sipas tij, është e rëndësishme për mbrojtjen që sa më shpejtë t’u dorëzohet dosja paraprake.

“Ne nuk do të fillojmë të diskutojmë se kur fillon gjykimi, por të jepet një lloj rendi. Prokuroria deri në mes të qershorit të sqarojë pozicionon e saj dhe të japë një dosje. Afatet kohore që jep Prokuroria nuk janë realiste. Duhet të fokusoheni të data që do të dorëzohet dosja paraprake që ta dimë se çfarë do të dorëzohet e të përgatitemi”, ka thënë Emmersoni, i cili ka kërkuar  nga gjykatësi të bëhet një datë për dorëzimin e dosjes.

Edhe avokati Young ka thënë se vonimi i dosjes paraprake deri në shtator është e papranueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me…