Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e Jugut

11 nëntor 2025 | 14:43

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar komisionin komunal zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut, pas raportimeve për parregullsi.

Prokuroria ka thënë se vendimin e ka marrë pasi kompania sllovene, CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve.

Sipas prokurorisë, ndërprerja e procesit, në mbrëmjen e 10 nëntorit, ndodhi pas raportimeve për parregullsi.

“Për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i futbollit të Argjentinës do të dobësohet ndjeshëm në…