Prokurorisë s’i lejohet t’i zbulojë emrat e katër prej 11 personave që iu ndalua vizita tek Thaçi

27 gusht 2025 | 15:29

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) më 18 gusht 2025 kanë marrë vendim që 11 personave t’iu ndalohet vizita te Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ndonëse Prokuroria kërkoi që vizitat të ndaloheshin për tre vëllezërit e Thaçit, kërkesa u miratua vetëm për 11 të tjerë. Pra, vizitat u ndaluan për Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe katër persona të tjerë emri i të cilëve është i redaktuar ngjashëm si i vëllezërve të Thaçit.

Prokuroria kishte kërkuar që ankesi i kërkesës së saj të bëhet publik në tërësi, por gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot e kishe refuzuar këtë kërkesë në vendimin e marrë më 22 gusht 2025.

Sipas gjyqtares, aneksi i kërkesës së Prokurorisë përmban edhe emra të individëve që kanë marrë pjesë në vizitat e Thaçit gjatë të cilave dyshohet se ky i fundit ka kryer sjellje penguese ndaj procedurave të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Riklasifikimi i Aneksit si publik do ta bënte të pavlefshëm qëllimin e redaktimeve të aplikuara më parë, veçanërisht kur Aneksi lexohet së bashku me “Versionin e Korrigjuar të Vendimit mbi Kërkesën e Prokurorit të Specializuar për Modifikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit”, thuhet në vendimin e gjyqtares.

Si rrjedhojë, aty thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake e konsideron të arsyeshëm përkohësisht që ta mbajë konfidencial aneksin deri sa Prokuroria të tregojë në mënyrë të qartë se redaktimi i emrave në fjalë nuk është i nevojshëm.

Ndryshe, më 18 gusht 2025, është marrë vendim për të vendosur kufizime në vizitat e Hashim Thaçit për 11 persona, në çështjen kundër administrimit të drejtësisë.

Prokuroria kërkesën e vet e ka mbështetur me pretendime se këta persona kur kanë vizituar Thaçin më herët kanë folur me zë të ulët dhe i akuzuari iu ka dhënë udhëzime që t’i përcillnin tek dëshmitarët.

Ata kanë pretenduar se këta persona mund të ndalohen të vizitojnë Thaçin për arsye legjitime. Veç kësaj, edhe nëse iu ndalohet vizita tre vëllezërve të Thaçit, Prokuroria thotë se i akuzuari i ka edhe dy të tjerë që mund ta vizitojnë.

Mbrojtja e Thaçit e kryesuar nga Sophie Menegon, kishte thënë se kufizimet e kërkuara janë të panevojshme dhe cenojnë të drejtat themelore të Thaçit për jetën private dhe familjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikurse selektori i Kosovës, Franco Foda ashtu edhe përzgjedhësi i…