Promovohet libri “Angelus Novus” i poetit Xhevdet Bajraj, Reçica: Sot nderuam trashëgiminë e tij të pasur letrare

24 qershor 2023 | 21:58

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, është promovuar libri i shkëlqyer “Angelus Novus” i poetit të dashur Xhevdet Bajraj. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, ferizajasi, Elmi Reçica.

Reçica ka bërë të ditur se ky libër është botuar nga Klubi Letrar “De Rada” nga Ferizaj me kryetare Zyrafete Shala, dedikuar përvjetorit të parë të largimit të Xhevdet Bajrajt nga kjo botë.

“Ky libër është botuar nga Klubi Letrar De Rada nga Ferizaj me kryetare Zyrafete Shala, dedikuar përvjetorit të parë të largimit të Xhevdet Bajrajt nga kjo botë.

Në këtë event emocionues, patëm mundësinë të njiheshim më afër me krijimtarinë e tij të mrekullueshme dhe të nderonim trashëgiminë e tij të pasur letrare.”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Reçicës:

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, me rastin e promovimit të librit të shkëlqyer “Angelus Novus” të mikut dhe poetit të dashur Xhevdet Bajraj. Kjo ishte një mundësi e rrallë për të eksploruar dorëshkrimin e fundit që ai na la para se të kalonte në amshim.

Aktiviteti ishte pjesë e serisë së ngjarjeve të planifikuara në kuadër të Promo Hardh Festit, në të cilin pjesëmarrës ishte edhe familja e nderuar e poetit. Ky libër është botuar nga Klubi Letrar De Rada nga Ferizaj me kryetare Zyrafete Shala, dedikuar përvjetorit të parë të largimit të Xhevdet Bajrajt nga kjo botë.

Në këtë event emocionues, patëm mundësinë të njiheshim më afër me krijimtarinë e tij të mrekullueshme dhe të nderonim trashëgiminë e tij të pasur letrare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shiu i rrëmbyshën ka përfshirë Komunën e Pejës gjatë orëvë…