Promovohet libri “Rrënjët” i autorëve Ali Berisha dhe Berat Qerimi

05 gusht 2022 | 16:45

Në bibliotekën e qytetit në Lipjan, sot është bërë promovimi i librit “Rrënjët” i autorëve Ali Berisha, jurist i diplomuar dhe Berat Qerimi Studiues shumëvjeqar i historisë Ashkaniane të Persisë së lashtë.

Në emër të Komunë së Lipjanit, nënkryetari Diamant Bytyqi ka uruar autorët e librit për punën shumëvjeçare që kanë bërë rreth grumbullimit të fakteve dhe materialeve për ta publikuar këtë libër.

Libri i promovuar sot, është rezultat i punës 10-vjeçare i autorëve për ta hulumtuar gjenezën dhe prejardhjen e komunitetit ashkali. Duke pas për referencë autorë e hulumtues ndërkombëtar, libri “Rrënjët”, është dokument i rëndësishëm që dëshmon gjenezen e këtij komuniteti.

Përveq promovimit të librit, në bibliotekën e qytetit ishte e hapur edhe ekspozita që dëshmon origjinen e dokumentuar të ashkalinjve.

May be art of 1 person

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mënyrë shumë provokuese forcat ushtarake kineze po vazhdojnë manovrat…