Promovohet turizmi kulturor ndërkufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës

10 gusht 2025 | 19:34

Nga data 6 deri më 8 gusht 2025, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare e Turizmit të Malit të Zi zhvilluan një udhëtim familjarizues (FAM tour) tre-ditor në kuadër të projektit ndërkufitar “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Asistencë të Para-Aderimit (IPA).

Gjatë turit, u prezantuan tre nga pesë shtigjet tematike të zhvilluara në Mal të Zi, duke përfshirë zonat e Podgoricës, Rozhajes dhe Petnjicës. Aktiviteti bashkoi aktorë kryesorë të fushës së turizmit, me synimin për të promovuar produktin e ri të turizmit kulturor tematik dhe për të shpalosur rezultatet e projektit.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksploronin drejtpërdrejt shtigjet kulturore-historike të konceptuara për të ndjekur gjurmët e pasurisë historike të rajonit — nga antikiteti, periudha mesjetare dhe ajo osmane, deri te historia moderne. Një vëmendje e veçantë iu kushtua interpretimit bashkëkohor, duke u ofruar vizitorëve një përvojë tërheqëse dhe edukative përmes tregimeve, simboleve dhe takimeve autentike në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur…