Pronari i “Ambrella Kumanovë”, prodhuese e roletave të aluminit me licencë zvicerane viziton AKB-në

28 korrik 2025 | 13:23

Në ambientet e Aleancës Kosovare të Bizneseve, kryetari Agim Shahini, ka pritur Sami Mustafën, pronarin e fabrikës “Ambrella Kumanovë”, e cila prodhon roleta ekskluzive nga alumini me materiale 100% zvicerane, gjermane dhe italiane të certifikuara.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, së bashku me anëtarin e Bordit, Shkëlzen Jusaj diskutuan me Mustafën mundësinë që produktet e kësaj kompanie së shpejti të jenë të pranishme edhe në tregun e Kosovës, duke u bërë pjesë e komunitetit të bizneseve kosovare dhe njëkohësisht anëtare e AKB-së.

“Produktet tona janë ekskluzive, të certifikuara, me mekanizma digjitalë dhe garanci deri në 10 vite. Kosova është një treg gjithnjë e më interesant, sepse ndërtimi këtu ka kaluar nga emergjenca në ekskluzivitet, me kërkesë për produkte të qëndrueshme dhe moderne”, ka thënë Sami Mustafa.

Shahini ka thënë se AKB-ja dhe Kosova do të jenë gjithmonë derë e hapur për prodhues serioz si “Ambrella”, duke promovuar cilësinë dhe inovacionin në tregun tonë. “Mirë se vini në Kosovë me produkte tuaja dhe mirë se vini në AKB”, ka thënë Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtaret e njohura shqiptare Luana Vjollca e Genta Ismajli, kanë…