Propaganda serbe për ‘’katastrofën humanitare’’ në Veri

28 qershor 2019 | 19:21

Propaganda gjithmonë ka qenë mjet, që Serbia e ka përdorur për të spekuluar dhe për të inskenuar raste të pavërteta kundër shqiptarëve. Në vitet e 80- ta, nacionalizmi serb dhe urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve, ishte e gërshetuar me popullizmin social i mbështetur nga mediat, akademia, shoqatat e ndryshme, shkrimtarët dhe kisha ortodokse serbe, të cilat u kthyen në një potencial të madh mobilizues kundër shqiptarëve.

Në atë kohë, Serbia në arenën ndërkombëtare paraqiste rastin e Kosovës si një problem i brendshëm ndëretnik, ku në kuadër të kësaj fajësonte shqiptarët për keqtrajtimin e serbëve. Për të forcuar propagandën, Serbia si një shtet gjenocidal nuk ka zgjedhur mjete, madje ka vrarë edhe të rinj serb vetëm e vetëm për të lënë fajtorë shqiptarët. Po kjo lloj propagande, për destabilizimin e Kosovës nga ana e Serbisë, ka vazhduar edhe pas pavarësisë së Kosovës , me vrasjen e politikanëve ( shembulli i Oliver Ivanoviq dhe përkrahësve të tij) dhe disa banorëve serb të cilët kanë jetuar në Kosovë.

I njëjti skenar po vazhdon edhe sot, ku në Mitrovicën e Veriut, po inskenohet një ‘’katastrofë humanitare ‘’, që realisht po shkaktohet nga vet shteti Serb. Këtë skenar, Serbia në krye me Vuçiq po e përdorë pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, ku janë mbyllur të gjitha rrugët për hyrjen e mallrave ilegale nga kontrabanduesit.

Duke mos e pranuar realitetin, që Kosova është shtet sovran dhe ushtron kontroll mbi gjithë territorin e saj, Serbia është në gjendje që t’i lë qytetarët serb në Veri të Kosovës, pa ushqime bazike, t’ua mohojë të drejtën për të blerë mallra që nuk janë nga Serbia, t’ua boshatis dyqanet etj.

Kjo lloj propagande po përdoret si kundër reagim ndaj taksës, për të marrë vëmendje ndërkombëtare. Në rastin më të mirë Serbia pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë, ose në të kundërtën të reagojë vetë Serbia. Sipas kësaj, shteti serb po tenton të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti të pavarur!

Kosova si shtet sovran dhe i pavarur , ka për obligim të sigurojë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë edhe zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.

Serbët në Veri të Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, prandaj Serbia duhet të heqë dorë nga propaganda të tilla, të mos instrumentalizojë qytetarët atje, të pranojë realitetin e ri të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe të mos përdorë këto si mjete të rreme për të marrë vëmendje ndërkombëtare. Por, kush mund t’ia thotë sot Serbisë: Mjaftë është mjaft!

Rreze Xhemajli
(Master i Shkencës Politike)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me…