Propozim për dalje nga kriza institucionale dhe ndaljen e falimentimit të Republikës

20 shtator 2025 | 10:37

Shkruan: Hisen Berisha 

Sot, pas pesë vitesh qeverisje të Albin Kurtit, Republika e Kosovës ndodhet e kërcënuar në themelet e saj: miratimi i ligjeve kundërkushtetuese nga shumica qeverisëse, sulmet e pandërprera ndaj gjyqtarëve për rrënimin e sistemit të drejtësisë nga ana e Presidentes dhe Kryeministrit, futja e shtetit nën sanksionet e BE-së dhe ndërprerja e Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-së për shkak të veprimeve antishtetërore të Kurtit.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, është e qartë se Republika e Kosovës po drejtohet drejt falimentimit ekonomik, social, kushtetues dhe politik. Për këtë arsye, unë propozoj që të hartohet një strategji e përbashkët e të gjitha partive shqiptare në Kosovë, si konsensus kombëtar, për të shpallur “persona non grata” Xhorgj dhe Aleksandër Soros, të cilët përmes ndikimit të tyre politik e financiar kanë sponsorizuar skenarin e kapjes dhe shkatërrimit të institucioneve tona.

Njëkohësisht, duhet të nisin procese shtetërore ndaj Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me segmentet ekstreme të majtizmit amerikan, sollën vendin në këtë gjendje alarmi kombëtar.

Meqë sot sorosistët në Kosovë po pengojnë konstituimin e Kuvendit, zgjidhja është krijimi i një konsensusi nacional të partive shqiptare. Ky konsensus duhet të ndërmarrë hapa konkretë: ndaljen e fushatës zgjedhore – ngase një Kryeministër i kontestuar nga Amerika, partneri ynë strategjik, nuk ka besueshmëri për të organizuar zgjedhje të lira – dhe kërkesën për arrestimin e Albin Kurtit nën akuzën e tradhtisë kushtetuese ndaj shtetit.

Pas konstituimit të Kuvendit, duhet ndjekur rruga kushtetuese për shkarkimin e Vjosa Osmanit dhe arrestimin e saj nën të njëjtën akuzë, si bashkëveprimtare në aktet antikushtetuese. Vetëm pas kësaj, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja komunale e parlamentare me legjitimitet dhe besim të plotë qytetar e ndërkombëtar.

Ky është propozimi që, në vend të skenarëve formalë e të rremë për qeveri teknike, hap rrugën për një zgjidhje të vërtetë dhe për rikthimin e besimit në shtetin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kujtime nga Ramadan Avdiu ... Nga burgu i Mitrovicës në…