Me propozim të Hazirit, Bujanoci anëtarësohet në Agjensionin Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale në Bruksel

02 shkurt 2018 | 20:16

Me propozim të anëtarit të bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), njëherit kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, Komuna e Bujanocit është antëtarësuar në këtë institucion të rëndësishëm në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur sot kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po qëndron në vizitë dy dyditore në Bruksel, me ftesë të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA).
Ndërkaq, pas takimeve të sotme, ALDA ka dalë me një komunikatë për media, ku i bëjnë thirrje autoriteteve kosovare dhe të ripërtërijnë angazhimin për punë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetaret e Kosovës.

Komunikata e plotë:

Agjensitë Lokale për Zhvillim (LDA) dhe ALDA, po i ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbajnë qetësinë në këtë kohë sensitive derisa hetimet janë në vazhdim nga të gjitha autoritetet relevante të ligjit në Kosovë, dhe të ripërtërijnë angazhimin për punë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetaret e Kosovës.

Ne i bëjmë thirrjë të gjithë liderëve politikë në Kosovë të vazhdojnë dialogun konstruktiv për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani përmes dialogut, të cilat i kontribuojnë avancimit të normalizimit të marredhenieve dhe perspektivës Europiane të këtyre vendeve.

Lidershipi kosovar duhet ta mbaj Kosoven lartë në agjendën europiane dhe të përmbushë obligimet ndaj BE-së në lidhje me themelimin e Dhomave te Specializuara dhe me Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi.

LDA dhe ALDA do të vazhdojnë të punojnë bashkërisht për të përkrahur në mënyrë aktive vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke iu ofruar atyre njohurinë dhe përvojen tonë”.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monedha digjitale Bitcoin ka rënë për 30% gjatë kësaj jave,…