Propozimi që Vulini të rikthehet në pushtet, Bushati: Serbia po e teston durimin e ShBA-së dhe BE-së

30 prill 2024 | 17:05

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me kompozicionin e ri që pritet ta ketë Qeveri e re e Serbisë dhe rikthimin në një pozitë tejet të rëndësishme qeveritare të Aleksandër Vulinit, të sanksionuarit nga qeveria amerikane.

Bushati ka thënë se fatkeqësisht përbërja nuk reflekton as përkushtim ndaj vlerave evropiane të një vendi kandidat e as sundim të ligjit.

“Duke parë përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, mund të shtrohet pyetja: pse Serbia po provon edhe një herë durimin e SHBA dhe BE? Fatkeqësisht, përbërja nuk pasqyron as përkushtimin e një vendi kandidat për vlerat e BE as për reformat në lidhje me sundimin e ligjit”, ka shkruar Bushati.

Aleksandër Vulin pritet që të rikthehet në pozitën e zv.kryeministrit në Serbi. Vulin ishte shkarkuar nga pozita e shefit të BIA-s pasi ishte futur në listën e zezë të Qeverisë amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…