BE propozon ndalimin e përdorimit të plastikës

28 maj 2018 | 22:36

Bashkimi Europian ka propozuar sot ndalimin e përdorimit të plastikave, ndërkohë që ka kërkuar që shumica e shisheve plastike të mblidhet deri në vitin 2025.

Paketa e propozimeve është pjesë e një përpjekje në rritje të BE për të shpërbërë mbetjet plastike.

“Mbetjet plastike janë padyshim një çështje e madhe dhe evropianët duhet të veprojnë së bashku për të trajtuar këtë problem”, tha nënkryetari i parë i Komisionit Europian, Frans Timmermans.

Propozimet bëjnë thirrje për ndalimin e kunjave plastike me pambuk për veshët, lugë, pirunj dhe thika plastike, pjata plastike, pipzat që përdoren për pije të ndryshme, shkopinjtë e balonave etj.

Këto sende duhet të bëhen të gjitha materiale të qëndrueshme, sipas planit që duhet të miratohet nga 28 vendet anëtarë të BE.

Sipas planit, vendet anëtarë duhet të mbledhin 90% të shisheve plastike një përdorimshe deri në vitin 2025.

Plani kërkon që prodhuesit të etiketojnë produkte të qarta dhe të informojë konsumatorët sesi të hedhin mbeturinat.

BE aktualisht eksporton gjysmën e plastikës së mbledhur, 85 për qind e të cilës shkon në Kinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Paraguait, Horacio Cartes, ka dhënë dorëheqje në mënyrë…