Protesta e 17 shkurtit “është çështje kombëtare”, Rama: Do të jem aty, trafiku urban do të jetë pa pagesë

15 shkurt 2026 | 20:58

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, konfirmoi se do t’i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rama e cilësoi këtë protestë si një çështje kombëtare, jo vetëm partiake, duke theksuar se duhet mbështetur përtej interesave politike. “Pra ne përveç që kemi ndihmuar proceset edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë dhe duhet me i naltësu, përtej partive politike. Sepse kjo është çështje kombëtare. Do të jem aty”, tha ai.

Ai shtoi se gjatë protestës trafiku urban do të funksionojë pa pagesë, duke siguruar që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të sigurt për të marrë pjesë në aktivitetet e planifikuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për takimet gjatë Konferencës…