Protesta e bizneseve, nis bllokimi me kamionë i hyrjes së Veternikut (video)

29 maj 2025 | 10:06

Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset do të protestojnë në Prishtinë për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Tashmë kamionët kanë nisur të rreshtohen për bllokadë.

Në videon live të Prishtinë, shihet kolona e këtyre kamionëve që po bëhen gati për bllokadën e paralajmëruar.

Protesta do të zhvillohet në këto pika kryesore:

Veterniku – hyrja për në qytet

Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë

Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë

Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë

Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve alternative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imrane Rysha shpallë të pavlefshëm çertifikatë e biznesi me nr:…