Protesta e gazetarëve përmes fotografive

31 korrik 2023 | 14:01

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) së bashku me kolegë gazetarë, kameramanë, fotoreporterë si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë protestuar të hënën nga sheshin “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë” është mbajtur në shenjë kundërshtimi për vendimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të “Klan Kosovës” nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), “një vendim politik i qeverisë Kurti që është goditje direkte ndaj medias dhe fjalës së lirë në Kosovë”.

“Gjithashtu, me anë kësaj proteste kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e ‘Klan Kosovës’ në mënyrë të drejtë dhe pa u ndikuar”, ka njoftuar AGK-ja.

May be an image of 11 people, crowd and textMay be an image of 5 people and crowdMay be an image of 6 people and crowdMay be an image of 10 peopleMay be an image of 6 people and crowdMay be an image of 6 people, eyewear, crowd and textMay be an image of 6 peopleMay be an image of 7 people and crowdMay be an image of 2 peopleMay be an image of 3 people and textMay be an image of 3 people and crowd

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) “qëllimisht po informon…