Protesta e opozitës nis me molotovë, Sali Berisha marshon me protestuesit
22 mars 2026
| 19:04
Ka nisur me tensione protesta e Partisë Demokratike, ku vetëm pak minuta pasi kryedemokrati Sali Berisha dhe protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, gjuajtën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë.
Qytetarët janë vendosur përpara Kryeministrisë për të protestuar, teksa të pranishëm janë edhe deputetët e PD-së.
Në kuadër të mbarëvajtjes së tubimit, autoritetet kanë angazhuar mbi 1400 efektivë policie, të cilët do të jenë të shpërndarë në disa pika kyçe të kryeqytetit.



Përveç zonës përpara Kryeministrisë, prani e shtuar policore është edhe pranë Parlamentit dhe institucioneve të tjera të rëndësishme, si dhe në zona të ndryshme të Tiranës.



