Protesta e punëtorëve të sigurimit në QKUK, Azemi: 300 persona janë në rrugë

30 qershor 2025 | 13:54

Punëtorët e sigurisë në QKUK po vazhdojnë protestën e tyre edhe sot pas ndërprerjes së kontratave të tyre të punës.

Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë garanci nga drejtoria e ShSKUK-së për kushte më të mira pune dhe gjithashtu kërkojnë që të kthehen nën menaxhimin e QKUK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, gjatë diskutimit me protestuesit ka thënë se Organit Shqyrtues i Prokurimit duhet të vendos më herët, sepse 300 punëtorë kanë mbetur në rrugë.

“OSHP-ja e vendos ky tender që është bërë këtu, a është bërë shkelje ligjore apo jo? Për ne është me rëndësi më shpejt të vendosin, nuk është problem fare kush e merr tenderin. Kanë afat maksimumi dy muaj ta vonojnë, janë rregullat. Mirëpo, ne nëse shkojmë edhe merremi vesh në tavolinë me ta, duhet t’i themi OSHP-së: Shpejtona, se i kemi 300 punëtorë në rrugë”, ka deklaruar Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1 zgjati vetëm…