Protesta e radhës në përkrahje të liderëve të UÇK-së mbahet në Shkup

19 nëntor 2025 | 14:29

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftë së UÇK-së  kanë pritur të mërkurën në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Sipas njoftimit të OVLUÇK-së, palët kanë rënë dakord që protesta e radhës në përkrahje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Sot pritëm z. Ali Ahmeti, njërin nga themeluesit e UÇK-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Bashkë diskutuam dhe u dakorduam që protesta e radhës kundër padrejtësisë të mbahet në Shkup”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se situata…