Protesta e sotme, Hasani: Edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë mobilizuar

07 gusht 2025 | 12:02

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka folur për mobilizim e madh për organizimin e protestës së sotme, e cila ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen në Hagë ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se për këtë protestë janë mobilizuar edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në “Edicionin Special” në “Klan Kosova”, ai ka thënë se për këtë protestë nuk është mobilizuar vetëm LV-ja.

“Po e shoh që Shqipëria është shumë e angazhuar në këtë drejtim, po ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni, drejtuesit politikë atje janë të angazhuar. Edhe këtu ka mjaft nga Aleanca, por edhe nga LDK-ja që përfaqësojnë këtë çështje në takime me diplomatë të ndryshëm, për mbrojtjen e luftës dhe kundërshtimin e padrejtësive që po ndodhin”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistja nga Kosova, Fortesa Berisha, ka bërë hapin e madh…