PROTESTA E SOTME MBRON LUFTËN ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

07 gusht 2025 | 16:54

Bardhyl Mahmuti 

Thirrjet për t’u mobilizuar kundër padrejtësive që janë duke ndodhur në të ashtuquajturën Gjykatë Speciale të Kosovës nuk kanë lënë pa mobilizuar edhe qarqet që për motive të ndryshme, me vetëdije apo pa vetëdije, janë rreshtuar në mbështetje të strategjisë antishqiptare.
Të gjithë atyre që në mënyrë të pavetëdijshme kanë marrë pozicion kundër protestës i ftoj të lexojnë aktakuzën e ngritur kundër luftës sonë çlirimtare (atë pjesë që është publike) dhe do të shohin kush është duke bërë propagandën serbe. Në këtë aktakuzë sqarohet qartë se kush janë tri kategori kyç të kësaj aktakuze:
1. “anëtarët e Ndërmarrjes kriminale të përbashkët”, “instrumentet e Ndërmarrjes kriminale të përbashkët” dhe “kundërshtarët”.
– Në kategorinë “anëtarët e Ndërmarrjes kriminale të përbashkët” përfshihen pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK): “Hashim Thaç, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Kasniqi, Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi, Sabit Geci, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilëtedhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së. Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuuan në arritjen e qëllimit të përbashkët”. (Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Numri i çështjes: KSC-BC-2020-06, shtojca 5 e parashtrimit të aktakuzës së ndryshuar dhe dokumenteve lidhur me të, § 33-35):
2. Në kategorinë “instrumentet e Ndërmarrjes kriminale të përbashkët” përfshihen ata persona që nuk ishin pjesë e “Ndërmarrjes kriminale të përbashkët”, por që “u përdorën nga anëtarë të Ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët” (Po aty, § 35).
3. Ndërsa në kuadër të kategorisë “kundërshtarët” përfshihen personat që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë:
(a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose
(b) persona që nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (Po aty, § 35).
Me qëllim që të siguronin dhe ushtronin kontroll mbi gjithë territorin e Kosovës, anëtarët dhe instrumentet e Ndërmarrjes kriminale të përbashkët kanë kryer sulme në përmasa të mëdha ose sistematike kundër popullatës civile të kundërshtarëve në Kosovë dhe në zona të Shqipërisë Veriore, së paku që prej marsit 1998 deri në shtator 1999 (periudha e aktakuzës)” (Po aty, § 16-17 dhe 32), duke i përndjekur, burgosur, arrestuar dhe ndaluar arbitrarisht ose në mënyrë të paligjshme dhe duke zbatuar akte të tjera çnjerëzore, trajtime mizore, tortura, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave (Po aty, § 32).
Sipas aktakuzës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës janë “Ndërmarrje kriminale e përbashkët” dhe jo vetëm që nuk përjashtohet nga ky cilësim asnjë ushtar i UÇKsë apo zyrtar i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, por spektri i të dyshuarve shtrihet edhe te njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë në UÇK dhe QPK, por që kanë shërbyer si instrument për realizimin e qëllimeve të “Ndërmarrjes kriminale të përbashkët”!
Prandaj Serbia dhe argatët e saj, me vetëdije apo pa vetëdije, janë lëshuar kundër protestës së sotme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi i është bashkuar protestës në…