
Protesta kundër Speciales vazhdon më 14 shtator në Hagë
Kryetari u OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook se më 14 shtator do të protestohet në Hagë për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po ndodh në emër të drejtësisë.
Postimi i plotë i Gucatit:
📢 THIRRJE PËR PROTESTË NË HAGË, 14 SHTATOR 2025, ORA 14:00
Të gjitha rrugët më 14 Shtator na drejtojnë drejt Hagës, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po ndodh në emër të drejtësisë.
Gjykata Speciale, e themeluar nën pretekstin e drejtësisë, është shndërruar në një farsë politike, e cila vetëm drejtësi nuk ndanë. Krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht, ndërsa faji po iu ngarkohet atyre të cilët luftuan dhe çliruan Kosovën nga regjimi dhe pushtimi serb.
📍 Protesta do të mbahet në Hagë, në orën 14:00.
Le të jemi zëri i atyre që nuk po dëgjohen! Le të tregojmë se nuk pranojmë drejtësi të njëanshme dhe gjykime të motivuara politikisht.
Kjo padrejtësi duhet të ndalet.
Drejtësia për UÇK-në është drejtësi për të gjithë ne.
Të gjithë bashkë për të vërtetën, për lirinë, për UÇK-në