
Protesta masive kundër Trumpit në ShBA
Qindra protesta kundër presidentit Donald Trump u zhvilluan në mbarë SHBA-në nën moton “Pa Mbretër” (No Kings), kundër paradës ushtarake në Washington DC dhe politikave të tij të emigracionit.
Protestat, që përkuan me ditëlindjen e Trump dhe 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane, u shoqëruan me tensione në disa qytete si Los Angeles, ku u përplasën protestuesit me Gardën Kombëtare.
“Ndjej sikur duhet të mbrojmë demokracinë tonë,” tha për AP infermierja 61-vjeçare Karen Van Trieste në Philadelphia. Në Los Angeles, Jose Azetcla nga grupi Brown Berets u shpreh për BBC: “Nuk është e ashpër, është e keqe. Nuk mund të ndahen familjet”, raporton BBC.
Pavarësisht protestave, një sondazh i CBS/YouGov tregoi se 54% e amerikanëve e mbështesin politikën e deportimit të emigrantëve pa dokumente. Trump, në fjalimin e tij gjatë paradës, u shpreh: “Ushtarët tanë nuk dorëzohen kurrë. Ata luftojnë dhe fitojnë.”
Parada, e para që nga viti 1991, u kritikua nga disa si një projekt i kushtueshëm që kapte midis 25 dhe 45 milionë dollarë.
Megjithatë, për veteranë si Melvin Graves, kjo ishte një njohje e munguar: “Kur u ktheva nga Vietnami, nuk pata asnjë paradë”.