Protesta masive në Bjellorusi, arrestohen qindra persona

06 dhjetor 2020 | 17:03

Protesta masive janë zhvilluar në Bjellorusi kundër presidentit Aleksandër Lukashenko. Protestuesit në krye me opozitën, kundërshtuan të dielën mbajtjen e postit të presidentit nga Lukashenko dhe u shprehën kundër zgjedhjeve të 9 gushtit.

Këto zgjedhje vazhdimisht janë quajtur nga opozita si të manipuluara.

Policia bjelloruse të dielën ka ndaluar rreth 100 demonstrues derisa mijëra persona kishin bllokuar rrugët kryesore të Minskut.

Presidenti aktual, Aleksandër Lukashenko, protestat e tilla i kishte quajtur si të nxitura nga Perëndimi ndërsa autoritetet e brendshme të shtetit u kishin dhënë policëve dritën e gjelbër për përdorim të armëve kundrejt protestuesve të dhunshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, duke…