Protesta në Hagë, Gucati, qytetarëve: Bashkohuni të gjithë

21 gusht 2025 | 13:54

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë  me dije se protesta kundër Gjykatës Speciale që ka nisur më 7 gusht në Prishtinë, do të vazhdojë edhe më 14 shtator në Hagë, nën organizimin e diasporës shqiptare.

Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” ka folur kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati.

“Me kërkesë të bashkëluftëtarëve tanë që i kemi në mërgatë, sidomos  në Amerikë dhe në Evropë kanë kërkuar të mbahet një protestë në Hagë, më datë 14 shtator, ditë e diel. Në momentin që ata kanë kërkuar, ne i kemi mbështetur, dhe me të gjitha kapacitetet tona ne jemi në mbështetje të protestës”.

“Ne veçse kemi paralajmëruar për protestën që do të mbahet në Hagë, që do të jetë vazhdim i protestës që u mbajt në Prishtinë më 7 gusht. Unë bëj thirrje, pasi kjo është një protestë gjithë-popullore”, ka thënë ai.

Gucati ka thënë se kjo protestë po bëhet që t’i bëhet e ditur Gjykatës Speciale se gjykimi atje shihet si i padrejtë.

Kryetari i OVLUÇK-së, ka thënë se kërkesat do të jenë po të njëjtat, por vetëm që do të përkthehen në gjuhën angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24 qershori 1999 shënon ditën kur mbi urën e Ibrit…