Protesta për çlirimtarët merr mbështetje edhe në Istog

04 shkurt 2026 | 16:44

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë qëndruar të mërkurën në Komunën e Istogut, ku kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të disa kategorive në këtë komunë, me ç’rast kanë prezantuar aktivitetet në kuadër të platformës.

Në njoftimin për medie është thënë se kanë marrë mbështetje nga mësimdhënësit, pensionistët, fermerët dhe OVLUÇK-ja në Istog, për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.

“Hoxha dhe Tasholli u shprehën mirënjohës për përkrahjen e parezervë nga këto kategori, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”.

“Platforma ‘Liria ka Emër’ do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton ‘Drejtësi, jo politikë’”, ka njoftuar Platforma “Liria ka Emër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ka vendosur rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz si…