Protestë në Mitrovicë të Jugut

01 qershor 2023 | 12:42

Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në terren raporton për dhjetëra të tubuar.

Sipas saj, në mesin e tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria.

Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.

Pjesëtarë të policisë shihen të pranishëm në vendngjarje.

Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk i ndihmojnë” Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe moderatorja është duke qëndruar më shumë në Australi,…