Protestë në Shkup, qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Koçan

18 mars 2025 | 20:35

Një protestë paqësore është mbajtur mbrëmjen e së martës në Shkup për të nderuar viktimat e tragjedisë së Koçanit.

16 minuta heshtje u mbajtën duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë ku mbetën të vdekur 59 persona dhe të lënduar mbi 155.

Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa bënë thirrje për drejtësi.

Sot ka përfunduar autopsia e 59 viktimave e gjithashtu edhe identifikimi i tyre. Varrimi pritet të bëhet të enjten në Koçan, ku këto varreza do të kenë një vend të veçantë nga varrezat e tjera, shkruan KosovaPress.

16 marsi zgjoi Maqedoninë e Veriut nga një tragjedi e madhe, ku si pasojë e djegies së diskotekës në Koçan, mbetën të vdekur 59 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

/Euronews Albania/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani Jusuf Buxhovi, në një intervistë për Gazeta Express, ka…