
Protestohet për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiut nga paraburgimi në Serbi
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, “Arbnor Spahiu nuk është vetëm, jemi të gjithë bashkë”, “Drejtësi për Arbnorin” ishin vetëm disa nga parullat e qytetarëve që protestuan në Prishtinë të martën, duke kërkuar lirimin nga paraburgimi në Serbi të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u arrestua në qershor.
Gjykata e Lartë në Suboticë kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj Spahiut, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.
Ai u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohet për kryerjen e kësaj vepre penale në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Nga ky sulm mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa nga përleshjet që pasuan humbën jetën tre sulmues serbë.
Sipas ligjit në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.
Spahiu mbetet i ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa krerët institucionalë kanë deklaruar se janë të angazhuar maksimalisht për lirimin e tij.