
Protestoi ndaj Fitore Pacollit, veterani i UÇK-së lirohet pas intervistimit nga policia
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi për Klankosova.tv se ndaj Pllashnikut është iniciuar hetim për veprën penale “Kanosje”.
“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, deklaroi Borovci.
Veterani i UÇK-së përplaset verbalisht me Fitore Pacollin, e quan “hajne” (video)
Rasti ndodhi sot, kur Pllashniku protestoi në mënyrë simbolike ndaj deputetes Pacolli në një lokal, duke i dorëzuar një kupon fiskal dhe duke e quajtur atë “hajdute”.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.