
Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave
01 gusht 2025
| 11:25
Sindikata e pavarur e punëtorëve të KOSTT-it ka mbajtur protestë para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë.
Punëtorët e kësaj sindikate kanë kërkuar rritjen e pagave, pasi sipas tyre është rritur kostoja e jetesës.
Edhe në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KOSTT-it për këtë protestë është thënë se kanë kërkuar nga menaxhmenti që ta rishqyrtojë me urgjencë mundësinë për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve.