Protestojnë punëtorët teknikë të sektorit privat, kërkojnë rritje pagash

09 shtator 2025 | 11:27

Punëtorët teknikë të sektorit privat në Prishtinë kanë protestuar të martën duke kërkuar rritje të pagave.

Protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës është mbajtur para administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këtë rast, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se protesta janë duke u mbajtur në mbi 20 komuna në të gjithë Kosovën, duke theksuar se kërkesa e protestuesve është që paga e tyre të jetë e lartë sa paga e punëtorëve teknikë që paguhen nga sektori publik.

“Që nga maji kemi paralajmëruar se nuk do të mund të punojmë me këto paga. Mbi 20 komuna jemi në kohë proteste, protestë të qetë. Paralajmërojmë se në momentin e kryerjes së zgjedhjeve komunale, atëherë ne do t’i ndalim të gjitha punët. Fillimi i muajit nëntor nuk mund të na zë me këto paga”, ka thënë Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikën kufitare në Merdare, autoritetet serbe kanë arrestuar një…