Protestuesit duan kryengritje, i japin Vuçiqit afat deri për Krishtlindje

19 dhjetor 2021 | 08:45

Qindra protestues u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Serbisë në Beograd, në shenjë proteste kundër kompanisë Rio Tinto, e cila parashihet të hapë një minierë litiumi në Jadër.

Mediumi Danas raporton se në protestë u panë pankarta “Stop investitorëve, të shpëtojmë natyrën”.

Pjesëmarrës të kësaj proteste, sipas mediumit, ishin edhe aktorë e udhëheqës të universiteteve prestigjioze në Serbi.

Njëri nga protestuesit i dha kohë deri për Krishtlindje që të anulojë vendimin e ndërtimit të minierës së litiumit, ose përndryshe do të ketë mobilizim mbarëkombëtar.

“Çdo euro që keni investuar në Jadar ka dështuar,” turma bërtiti “kryengritje, kryengritje”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia amerikane ka njoftuar se një vrasës serial shumë i…