Protestuesit në Leposaviq provokojnë dhe fyejnë ekipin e RTK-së

15 qershor 2023 | 13:38

Një ditë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, situata në Komunën e Leposaviqit paraqitet e qetë.

Megjithëse, krahasuar me një ditë më protestuesit janë më të shumtë në numër.

Një pjesë e protestuesve ka provokuar dhe fyer në gjuhën serbe ekipin e RTK-së, i cili po raporton nga kjo komunë.

Ndërsa, një pjesë e tyre po vazhdojnë të qëndrojnë para kordonëve të hekurt të vendosur para objektit komunal nga forcat e KFOR-it.

Ekipi i RTK-së në Leposaviq është penguar të xhirojë në Komunën e Leposaviqit ku serbët lokal po protestojnë.

“Derisa një grup i protestuesve janë afruar për të biseduar me forcat e KFOR-it dhe ekipi i RTK-së ka tentuar të marr pamje, një qytetar serbë ia ka vënë dorën mbi kamere kameramanit dhe i ka thënë te mos xhirojë. Ndërkaq, të njëjtit kanë kërkuar që as gazetarja të mos u bëjë foto, derisa e njëjta po raportonte. Protestuesit kanë qëndruar para ekipit të RTK-së, i cili është i vetmi që në këto momente po raporton nga kjo komunë, dhe gjatë gjithë kohës i kanë përcjellë nëse po xhirojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e…