Protestuesit pengojnë qarkullimin e makinës së Policisë në Zveçan

05 qershor 2023 | 13:29

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan raporton se protestuesit nuk janë duke mundësuar qarkullimin e një makine të Policisë së Kosovës.

Makina duket se është nisur drejt pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, por tani ka mbetur e bllokuar.

Serbët lokalë edhe sot janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kanë…