
Protokolli i ri në Premier Ligë, me 4 raste pozitive me Covid-19 shtyhet ndeshja
27 janar 2022
| 10:27
Premier Liga tashmë do të ketë një protokoll të ri për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Premier Liga nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.
Në të shpjegohej takimi mes klubeve, në të cilin u vendos edhe protokolli i ri për kampionatin anglez.
“Tani e tutje, nëse një klub aplikon për të shtyrë një ndeshje për shkak të lojtarëve të pamjaftueshëm si pasojë e COVID-19, ai duhet të ketë të paktën katër raste pozitive brenda skuadrës së tij”, shkruhet në njoftim.
Kështu mjaftojnë vetëm 4 anëtarë pozitivë në një ekip për të shtyrë një ndeshje.