
PS-ja fiton në 53 bashki, Rama falënderon shqiptarët
16 maj 2023
| 10:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një fotografi të publikuar në “Facebook”, ka falënderuar qytetarët shqiptarë për mbështetjen e madhe që ia kanë dhënë kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetarë të bashkive.
Nga 61 bashki sa ka Shqipëria, PS-ja ka arritur të fitojë në 53 prej tyre. PS-ja në zgjedhjet e 14 majit ka arritur ta mposht opozitën edhe në Shkodër, e cila tradicionalisht ka votuar Partinë Demokratike.