PS-ja vendos për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Meta

10 qershor 2019 | 11:54

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste (PS), zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë me dije se kryesia e kësaj partie ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes.

“Kryesia e PS-së ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi republikën parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk eksiton në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ-së që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, ka thënë Spiropali. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi sot se…