PSD-ja: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, instrument i politik i Kurtit

10 shkurt 2023 | 16:41

Partia Socialdemokrate  (PSD) ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Projektligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas partisë që drejtohet nga Dardan Molliqaj, byroja do të jetë instrument i sofistikuar politik i kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk ka ndryshuar kontrolli absolut mbi përzgjedhjen e organeve drejtuese e mbikëqyrëse të Byrosë. Drejtori i Byrosë do të zgjedhet nga një shumicë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, nga 5 anëtarët e Komisionit mbikëqyrës të këtij institucioni, 4 janë nën kontrollin politik të qeverisë duke pamundësuar një mbikëqyrje të pavarur. Zëvendësi i Avokatit të Popullit dhe drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, dhe Auditori i Përgjithshëm zgjedhën me shumicë të votave në Kuvend, përderisa drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare zgjedhet nga Qeveria”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Më tutje, PSD-ja ka theksuar se LDK-ja  i është përgjigjur me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave.

“Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Bash kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në LV. Inferioriteti në LDK po e çon atë të pushteti, ende pa marrë pushtet”, është thënë në reagimin e partisë së Molliqajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti në Turqi ka lënë gjurmë të mëdha dhe kjo…