PSD-ja dorëzon kallëzim penal kundër Liburn Aliut

24 prill 2024 | 15:41

Partia Socialdemokrate (PSD) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Naser Hafizit zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.

Ky kallëzim penal është bërë  nën dyshimet se Aliu dhe Hafizi i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë, të cilat janë publikuar nga “Albanianpost”.

Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka thënë se ka afër një javë kur kanë nisur raportimet e para mbi faljen e borxheve që Ministria e Infrastrukturës ua ka bërë prodhuesve të ujit, gjegjësisht ambalazhuesve.

“Ka afër një javë kur kanë nisur raportimet e para mbi faljen e borxheve që Ministria e Infrastrukturës ua ka bërë prodhuesve të ujit gjegjësisht ambalazhuesve. Janë bërë një javë prej këtyre raportimeve dhe në vend që Prokuroria Speciale të fillojë hulumtimet ex-officio , nuk ka pas asnjë reagim prej prokurorisë kështu që ne sot si PSD dorëzuam në prokurori një kallëzim penal me ia kujtuar kësaj prokurorie se është duke ndodhur aferë shumë e madhe keqpërdoruese në ministrinë e Infrastrukturës”, ka thënë Frashër Krasniqi nga PSD-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të jetë mikpritëse e një tjetër ngjarjeje madhështore…