PSD-ja e shpall Kurtin “veteran të rrejshëm”

31 mars 2022 | 15:41

Partia Socialdemokrate ka organizuar të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke e vënë një pankartë me mbishkrimin me të cilin e ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti si “veteran të rrejshëm” të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar.

Sipas tij, Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar.

Molliqaj ka thënë se nëse Prokuroria s’nis hetimet deri të premten, PSD-ja do të ngrejë kallëzim penal ndaj Kurtit për “falsifikim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezidenca e David dhe Victoria Beckham në Londër u grabit…