
PSD-ja ia përgatit letërdorëheqjen ministres Nagavci
12 prill 2022
| 11:42
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet brenda Ministrisë së Arsimit, nga ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së kësaj ministrie, Arbërie Nagavcit, pasi kjo e fundit ka shkelur Kushtetutën.
Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka thënë se ia kanë përgatitur letërdorëheqjen ministres Nagavci.
“Sot kemi dashtë me ardhë të zonja Nagavci dhe ne e kemi përgatitur letër-dorëheqjen, ia kemi bërë gati, e kemi kryer edhe këtë punë”, është shprehur Kastrati.