PSD-ja kërkon që minatorëve t’u krijohen kushtet më të mira për të punuar

02 qershor 2020 | 13:37

Partia Socialdemokrate, ka reaguar pas aksidentit që ndodhi sot në minierën e Artanës, ku humbën jetën dy persona.

Sipas PSD-së, lajmi i sotëm për një shembje dheut brenda punishtes në Minierën e Artanës është lajm i rëndë. “Sipas informacioneve nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës”, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy minatorë të kësaj ndërmarrje. Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah tyre në këto momente të vështira. Ndërsa të gjithë të lënduarve të tjerë i’u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në reagimin e PSD-së. “Industria nxjerrëse minerale nëntokësore përbën një zonë të aktivitetit të punës që qindra punëtorë i ekspozon në nivele të larta të rrezikut. Shëndeti dhe siguria në punë e minatorëve të nëntokës është e rregulluar me direktiva të Bashkimit Evropian por edhe Ligjin Nr. 05/L -062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, përmes së cilit janë përcaktuar parimet e përgjithshme dhe të veçanta përmes së cilit parandalohen rreziqet në punë dhe mbrohet shëndeti i punëtorëve në sektorin minerar, detyrimet e punëdhënësit dhe të punëmarrësit”.

Partia Socialdemokrate kërkon që ditëve në  vazhdim të hetohet një rast i tillë në mënyrë që minatorëve t’u krijohen kushtet më të mira për të punuar në mënyrë që ata të mos jenë të rrezikuar për arsye të mos-vendosjes së masave parandaluese.

“Në këtë drejtim i bëjmë thirrje Inspektoratit të Minierave, që në pajtim me autorizimet ligjore të cilat i’a njeh legjislacioni në fuqi, sa më parë të inspektojë aksidentin e sotëm dhe të sjell raport të detajizuar publikur të gjerë”, thuhet në reagimin e PSD-së.  (A.M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorët në Turqi lëshuan urdhra arrestimi për 118 persona -…