
PSD-ja largon flamujt nga Qeveria, në vendin e tyre vendosin batanije
24 dhjetor 2021
| 14:12
Partia Socialdemokrate (PSD) ka larguar flamurin e Kosovës nga oborri i Qeverisë së Kosovës, duke e zëvendësuar atë me batanije.
Aksioni i PSD-së është zhvilluar për shkak të krizës energjetike në vend dhe kthimit të reduktimeve me energji elektrike.
PSD-ja ka larguar flamujt që gjenden në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke vendosur batanije në vend të tyre.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi është ngrohur me batanije.