PSD-ja mbështetë protestën e kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja nuk mund të gjykohet

29 korrik 2025 | 15:46

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shprehur mbështetje për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 7 gusht.

Ai ka theksuar se besnikëria ndaj historisë së luftës çlirimtare është një nga sprovat më të rëndësishme për gjeneratën e tanishme dhe kjo është një kauzë që kalon çdo llogari politike.

Sipas Molliqajt, zhbërja e Gjykatës Speciale është mënyra e vetme për të sjellë drejtësi, pasi UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ajo është themeli për të pasur drejtësi në të ardhmen.

“Për ne kuptimi i drejtësisë është zhbërja e kësaj gjykate. Për ta gjykuar UÇK-në, së pari duhet ta dyshojmë. Asnjë lloj verdikti që e supozon UÇK-në si të fajshme nuk sjellë drejtësi, pavarësisht përmbajtjes përfundimtare të tij. Sepse UÇK nuk mund të gjykohet. Ajo është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi në të ardhmen”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë ka dalë nga shtypi monografia me titull “Dekada…