PSD-ja me aksion simbolik para MSh-së, kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

12 maj 2021 | 12:28

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh). Para objektit të ministrisë aktivistë të kësaj partie kanë vendosur një shiringë ku shkruhej “Dorëheqje”, duke bërë thirrje që të jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Dorëheqjen e ministrit Vitia, aktivistët e PSD-së e kanë kërkuar për shkak se sipas tyre, ai nuk është duke arritur t’i blejë vaksinat kundër Covidit.

“Numri i vaksinave që qeveria e Kosovës ka blerë është zero. Pra bash asnjë vaksinë nuk e kemi të blerë. Prandaj, sot po ia japim ministrit Vitia, apo dr. Hipokritit dozën e parë të vaksinës me ilaçin e dorëheqjes. Kanë thënë që pandeminë e kanë prioritet mbi prioritete dhe që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e popullsisë. Sot jemi dëshmitarë që as vaksinat e faluara nuk kanë mundur t’i menaxhojnë si duhet . Tempoja e vaksinimit është tepër e ngadalshme dhe shumë burokratike . Me këtë ritëm nuk ka asnjë gjasë që synimet të arrihen”, ka thënë aktivisti i PSD-së, Nol Nushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje qytetarëve…